Vrau me thikë 14-vjeçarin, autori: U zumë se po më shikonte

Një ngjarje tronditëse që pason me një dëshmi edhe më tronditëse. Një 14-vjeçar humbi jetën dhe një tjetër do të vuaj dënimin e tij në burg për shkak “të një shikimi të papëlqyeshëm mes dy palëve”.

Në dëshminë e tij të para hetuesve, 14-vjeçari që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Martin C., është shprehur se gjithçka nisi pas një shikimi dhe më pas sherri vijoi prej disa ditësh duke përfunduar në një përleshje tragjike mes tyre pak metra jashtë shkollës “Fan Noli’ në Tiranë.

“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, u shpreh autori para hetuesve.

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Martin C. u arrestua një ditë më parë pasi akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ngjarja tragjike ndodhi më 19 nëntor në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku 3 të mitur u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe si pasojë e plagëve të marra nga thika, 14 vjeçari Martin C., humbi jetën në spitalin e Traumës.

Share With:
Translate »
39 Views