Vrau në mënyrë makabre 8-vjeçarin Mateo Vasiu në Fier, Klodian Çalamani dënohet me burgim të përjetshëm

Klodian Çalamani cili masakroi 8 vjeçarin Mateo Vasiu më 16 nëntor të vitit 2021 do ta kalojë jetën në burg. Në përfundim të gjykimit , është konfirmuar se Çalamani fillimisht ka abuzuar seksualisht me të miturin në tentativë për të fshehur gjurmët, më pas e ka vrarë duke e goditur me sende të forta, kazmë e lopata. Viktima u gjet e groposur në oborrin e shtëpisë së Çalamanit, fqinj me familjen e të miturit. Të njëjtën kerkesë ka paraqitur ne gjykate edhe prokuroria ne konkluzionet përfundimtare.

Prokuroria e Fierit i përfundoi hetimet ne 15 qershor të vitit të kaluar dhe dërgoi për gjykim të Klodian Çalamanin të akuzuar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit”.

Nga hetimet paraprake rezultoi e provuar se në datën 16 nëntor 2021 nene e viktimës ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij. Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, ç’ka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat.

Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë. I mituri është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit.

Share With:
Translate »
79 Views