Vrau vajzën dhe dhëndrin, 1 vit pas ngjarjes shpallet fajtor shqiptari në Australi
56-vjeçari me origjinë shqiptare Osman Shaptafaj, i cili ekzekutoi me armë zjarri të bijë dhe bashkëshortin e saj, në një vrasje të dyshuar për çështje nderi, është shpallur fajtor, raportojnë mediat e huaja.

Në 31 dhjetor 2019 Osman Shaptafaj, 56 vjeç qëlloi për vdekje vajzën e tij Linditën, dhëndrin Vetonin dhe më pas veten, një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik.

Në media u tha se autori i krimit nuk mund të pranonte largimin e të bijës pasi ajo po fillonte një jetë të re.
Pasi vrau të bijën dhe dhëndrin, Osmani u gjet një bllok më tutje me plagë plumbi në kokë.

Çifti u sulmuan ndërsa ndodheshin në shtëpinë e tyre në Yarraville, Melbourne rreth orës 10.30 të mëngjesit.
