Vret veten vajza e vetme e çiftit në Tiranë, kishte pirë një sasi medikamentesh
Ditën e djeshme ka humbur jetën në spitalin “Nënë Tereza” një adoleshente pasi ka pirë një sasi medikamentesh një ditë më parë. Vajza 17 vjeçe me iniciale G.H nuk ka mundur që të shpëtohet nga mjekët. Kanë qenë familjarët e saj që e kanë gjendur vajzën mbrëmjen e djeshme në gjëndje të rëndë dhe e kanë transportuar në spital. Sipas policisë, një i afërm i adoleshentes ka thënë se nuk ka dijeni për ndonjë shqetësim që mund ta ketë çuar vajzën drejt aktit të vetëvrasjes. Mësohet se ajo është vajzë e vetme e çiftit që jetonte në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, të cilët kanë edhe një djalë të mitur.