Kylie sapo na tregoi si duket vajza dhe s’i vëmë dot faj që është fiksuar pas saj!
Kylie dha lajmin e ardhjes së bebushes, na tregoi dhe emrin dhe më pas u zhduk duke na lënë në errësirë të plotë për ditë me radhë. Mund ta merrnim me mend, se si një nënë e re e gjithë koha tani i kushtohet Stormi-it.
Gjithsesi, fansat janë kuriozë dhe kërkojnë të dinë diçka nga jeta e saj pas ardhjes së vogëlushes. Pasi për 9 muaj me radhë na la në pritje duke mos thënë kurrë asgjë për shtatzëninë, Kylie mendoi se mund ta lajë këtë mëkat duke kthyer thjesht përgjigje dhe së fundmi i ka tregoi botës si po ja del me statusin e ri.
“Ajo është shumë mirë. Rri e vështroj gjithë ditën. Duket si unë kur isha e vogël.”- shkruan 21-vjeçarja në llogarinë e saj të Twitter-it. Pra me shumë gjasa bebushja duket kështu.
Duket se mëmësia e ka futur Kylie-n në një botë magjike ku gjithçka bën është të shoh një krijesë që i ngjan asaj.