Vuante nga epilepsia, 11-vjeçari shërohet me vaj kanabisi

Një djalë 11-vjeçar që vuante nga epilepsia është bërë pacienti i parë që kurohet me vaj kanabisi. Sipas familjes së tij, ai ka 300 ditë që nuk ka pësuar kriza të mëdha.

Billy Caldwell filloi të marrë trajtimin e tij me vaj kanabisi dhe receta u transefrua në shtëpinë e tij. Mjekët e kanë përshkruar këtë rast të rrallë dhe unik. Në Angli është legal ky lloj ilaci dhe sugjerohet shpesh për sëmundje mendore.

“Billy po bëhet shumë mirë dhe është e mrekullueshme, ai po bëhet më mirë cdo ditë. Para një viti unë nuk kam parashikuar se ai do ishte kështu dhe ndihem shumë mirë,” – tha mamaja e vogëlushit.

Share With:
Translate »
862 Views