WOW! Rihanna konfirmon shtatzëninë e saj të tretë në Met Gala 2025
Këngëtarja e njohur Rihanna ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, gjatë paraqitjes në mbrëmjen më të rëndësishme të modës – Met Gala – në New York.
37-vjeçarja u shfaq në tapetin e kuq, i cili këtë vit ishte ngjyrë blu e errët me lule daffodil, duke buzëqeshur dhe përkëdhelur barkun e rrumbullakosur. Rihanna, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Fenty, dhe partneri i saj, reperi A$AP Rocky (Rakim Mayers), tashmë janë prindër të dy djemve.
A$AP Rocky, i cili ishte një nga bashkë-organizatorët e ngjarjes, falënderoi gazetarët për urimet dhe u shpreh: “Është koha t’u tregojmë njerëzve çfarë kemi qenë duke ‘gatuar’.”
Rihanna ishte e fundit që mbërriti në këtë mbrëmje bamirësie për Muzeun Metropolitan të Artit në New York, që shënon hapjen e ekspozitës vjetore të Institutit të Kostumeve.
Tema e këtij viti ishte “Superfine: Tailoring Black Style”, e përqendruar ekskluzivisht në stilin mashkullor, për herë të parë që nga viti 2003. /Kids’Time/