Xhejson nis shkollën, Alketa i bën dedikimin e veçantë
Para disa muajsh, rasti i vogëlushit Xhejson ishte kryefjala e mediave dhe moderatorja e njohur Alketa Vejsiu u kujdes shumë për të. Ditën e sotme ai ka nisur shkollën dhe për këtë ditë të veçantë, moderatorja nuk ka kursyer dhe një dedikim në rrjete sociale.
Alketa ka treguar se djali dhe familja e tij janë zhvendosur në Tiranë në shtëpinë e tyre të re. Po ashtu ka përmendur dhe dashurinë dhe zemërgjerësinë e publikut që e kanë mundësuar këtë.
Ajo ka shpërndarë dy foto me Xhejsonin në profilin e saj të Instagramit dhe ka shkruar: “Me kete foto dua ti uroj te gjithe femijeve nje vit shkollor fantastik! Dy shprehje ja perseris cdo dite femijeve te mi:
1.Dija eshte fuqi- As paraja, as fama, as pushteti, asgje nuk te jep dot autoritetin qe te jep dija!
2. Lideret jane Lexues!
Jam lumturuar sot kur pashe mikun tim dhe mikun tuaj te vogel Xhejson Bafti, ne shkollen Mihal Grameno ne Kryeqytet! Familja e Xheisonit eshte zhvendosur ne Tirane ne shtepine e re qe ju mundesuat fale dashurise dhe zemres tuaj te madhe.”