Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin e ndjerë së bijës: Ajo është arsyeja ime për të qëndruar e drejtë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, i ka bërë një dedikim të ndjerë vajzës së saj Ajka, e cila erdhi në jetë nga martesa e këngëtares me aktorin e njohur të humorit, Bes Kallaku.

Përmes disa fotove e vargjeve dedikuar Ajkës, këngëtarja ka shprehur dashurinë e madhe për të vogëlën e saj, e cila siç duket ka një ëndërr që do të arrij.

Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin e ndjerë së bijës: Ajo

“Ka një ëndërr që vallëzon në këmbët e saj të vogla… dhe një forcë që lind çdo ditë brenda meje, falë saj”, shkruan ajo.

Xhensila ka publikuar disa foto teksa nënë e bijë vallëzojnë së bashku, duke treguar kështu edhe ëndrrën e Ajkës për t’u bërë në të ardhmen një balerinë.

Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin e ndjerë së bijës: Ajo

“Ajo është arsyeja ime për të qëndruar e drejtë. Unë jam krahët e saj sot… që nesër të fluturojë vetë”, shkruan Xhensila në poezinë e saj dedikuar vajzës.

Poezia e plotë:

Në këtë përqafim ka më shumë se dashuri.

Ka ndjesi që nuk i zë fjala, ka fjalë që nuk i nxë zëri.

Ka një ëndërr që vallëzon në këmbët e saj të vogla…

dhe një forcë që lind çdo ditë brenda meje, falë saj.

Ajo është arsyeja ime për të qëndruar e drejtë.

Unë jam krahët e saj sot… që nesër të fluturojë vetë.

Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin e ndjerë së bijës: Ajo

Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin e ndjerë së bijës: Ajo

Share With:
Translate »
81 Views