Ylli i Harry Potter dhuron 1 milionë paund për fushatën kundër ngacmimeve seksuale

Ylli i filmit Harry Potter, Emma Watson ka dhuruar 1 milion paund në një fushatë të re që synon të ndihmojë ata që preken nga ngacmimet.

Donacioni u bë pasi më shumë se 200 yje britanikë dhe irlandezë kanë nënshkruar një letër të hapur për t’i dhënë fund ngacmimeve seksuale në punë.

Emma Thompson, Keira Knightley dhe Emma Watson janë ndër aktorët që kanë nënshkruar letrën, botuar në Observer.

Gratë që do jenë pjesë e çmimeve Bafta në Londër të dielën në darkë thanë se do të kenë veshje të zeza në qilimin e kuq.

Ky veprim është një shfaqje e solidaritetit me lëvizjen Time’s Up, të bazuar në Hollivud, nisur nga akuzat për abuzim seksual nga aktoret e profilit të lartë kundër producentit të filmit Harvey Weinstein.

Watson është një nga donatoret e para të Fondit të Drejtësisë dhe Barazisë në Mbretërinë e Bashkuar, që ka nisur një fushatë për të paguar për një rrjet të ri ku personat do marrin këshilla si të veprojnë në raste të tilla.

Share With:
Translate »
639 Views