Noem mos shko me engjëjt! Këtë mëngjes gjithë shqiptarët kanë të njëjtën lutje si Rudina Xhunga

Aksidenti i djeshëm në Velipojë që për pak sa nuk shoi një familje, i preku të gjithë. Në një prej makinave të përplasura ndodhej familja me tre fëmijë të vegjël. Djali 8 muajsh, vajza 5 vjeç dhe babai i tyre e humbën jetën, por janë ende gjallë e në gjendje të rëndë gruaja e shtëpisë dhe vajza e madhe 10-vjeçare. Pikërisht për këtë vogëlushe dhe nënën e saj është lutur Rudina Xhunga pak minuta më parë. Përmes një fotoje të familjes ajo i përgjërohet Noemit dhe Evisës të mos largohen. “Noem, mos shko me engjëjt zemra vogël. Rri në këtë botë, me mamin. #lutupërNoem&Evisa”, shkruan Rudina. Edhe Ardit Gjebrea pati një reagim dhe disa lutje për këtë ngjarje.

Share With:
Translate »
1445 Views