Yllka Mujo për drekë me djalin dhe nusen, madje… bën edhe selfie
Amos Zaharia, djali i aktores Yllka Mujo, ka postuar pak minuta më parë një fotografi që, nëse je i pavëmendshëm, nuk arrin ta dallosh që në të është edhe e ëma e tij. Sikur të mos kishte shkruar “Koha për famlijen”, do ishim mjaftuar vetëm duke parë Amosin me të dashurën e tij. Pastaj, nëse ndalon për pak sekonda, e kupton lehtësisht që selfie-n, në këtë rast, e ka bërë Mujo. Për shkak të balukeve dhe syzeve të diellit, ajo vetë duket fare pak, por e rëndësishme është që dreka me të birin po shijon siç i duhet fundjavës. Mujo, për shkak të shfaqes së saj të fundit ‘8 femrat’ ka qenë vazhdimisht e angazhuar, herë në Korcë, herë në Durrës e më pas këtu, në Teatrin Kombëtar. Kur je pejsë e projekteve të tilla, ca orë me njerëzit e dashur janë të nevojshme, gjithmonë.