Zaimina flet për shtatzaninë e dytë, si unë me motrën, Khloe 1 vit diferencë me fëmijën tjetër

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari ka deklaruar se sa herë ka ditëlindjen i ndodhin gjëra të bukura në jetë. Çfarë do sjellë viti 2019 për të?

E ftuar në “Why Not” në Ora News, ajo ka zbuluar nëse do përjetojë ndonjë rrahje zemre për tu bërë nënë për herë të dytë.

Zaimina Vasjari: Po pse jo. Nuk paska gjë më të bukur se të bëhesh nënë dhe të të fali Zoti një krijesë aq të adhurueshme sa fëmija. Unë e kam shumë qejf familjen e madhe me shumë fëmijë. Dëshira më e madhe është që të kem dhe një fëmijë tjetër. Me motrën kemi 1 vit diferencë dhe do kisha shumë dëshirë që Khloe të ketë diferencë të vogël me motrën ose vëllain.

Share With:
Translate »
697 Views