Zaimina më në fund na e tregon të plotë vajzën, madje me video
Edhe mami Zaimina është përfshirë sot në festën që na ka zbukuruar të gjithëve ditën. Por ajo ka dyfish arsye të gëzojë më shumë se ne, sepse Khloe ka festën e saj të parë. Mami e re nuk i ka rezistuar dot kësaj videoje për ta vënë në profilin e saj. Duket qartë se voglëlushja ia ka këptur kokën së ëmës si dhe syckat bojëqielli. “Gezuar 1 qershorin tend te pare sy kalterta ime! Gezuar edhe te gjithe vogelusheve! Qofshin fytyrat dhe zemrat tuaja te lumtura gjithmone ????????#mykhloe” ka shkruar Zaimina. /Kids’Time/