Zbulohet gjinia e fëmijës së Drake

Sipas raportimeve, reperi kanadez do të bëhet baba në tetor. Ish-pornostarja Sophie Brussaux postoi në rrjetin social “Instagram” disa foto të saj shtatzënë, ku në njërën prej tyre shkruan:”Duke shijuar këtë ditë të bukur me djalin tim”. Sipas zëdhënëses së Drake, Sophie ka pasur shumë partnerë dhe mund të ketë probleme me hyrjen dhe qëndrimin në SHBA dhe për këtë arsye mund të ketë shpikur lajmin se është shtatzënë nga reperi 30-vjeçar. Mbetet që çdo gjë të vërtetohet në tetor kur të lindë fëmija, falë analizës së ADN-së.

Share With:
Translate »
982 Views