Zbulohet gjinia e fëmijës së Kim dhe Kanye

Më në fund zbulohet edhe gjinia e fëmijës së tretë të çiftit Kim Kardashian dhe Kanye West. Burime pranë familjes bënë të ditur se femra surrogate po mban një vajzë. Kjo vajzë do të jetë e nënta në klanin Kardashian, pa përfshirë Kris. Kujtojmë se show girl-i nuk u rekomandua nga mjekët për ta bërë vetë fëmijën tjetër, pasi do të ishte me shumë rrezik. Dhe duke i kthyer sytë nga shtatzënia surrogate të dy kanë qenë shumë të përfshirë në këtë proces. Kim dhe Kanye u martuan në vitin 2014 dhe kanë dy fëmijë, vajzën North 4 vjeçe dhe djalin Saint 21 muajsh.

Share With:
Translate »
885 Views