Zbulohet pas 48 vitesh fëmija ilegal i Freddie Mercury me gruan e shokut të tij

Një fëmija sekret i Freddie Mercury është “zbuluar” për herë të parë pas 48 vitesh. Zbulimi është bërë në një libri të ri të publikuar së fundmi. Legjenda e grupit “Queen” pati një vajzë në vitin 1976 pas një aventure me gruan e një miku të ngushtë.

Tani, ajo ka thyer heshtjen për të zbuluar ekzistencën e saj, e cila deri më tani ishte e njohur vetëm nga shokët e grupit të Freddie, prindërit e tij, motra dhe partnerja e tij që ai pati për një kohë të gjatë, Mary Austin (foto lart). Ajo ka folur për herë të parë në një libër të ri, “Love, Freddie” të shkruar nga biografja Lesley-Ann Jones. Megjithatë, emri i vajzës përmendet vetëm me shkronjën “B” në biografi.

Para se këngëtari ikonik të vdiste nga pneumonia e shkaktuar nga AIDS në vitin 1991, Freddie i dha vajzës së tij 17 vëllime të ditarëve të tij personalë. Ajo i mbajti ato sekret për vite me radhë, por kohët e fundit ia dorëzoi autores për të formuar bazën e librit që do të dalë më vonë këtë vit. Vajza, e cila ka lindur në vitin 1976, thotë se gjithmonë e ka ditur që këngëtari legjendar ishte babai i saj, pavarësisht se është rritur nga një familje e dashur.

Fans outraged after Queen's 'Fat Bottomed Girls' omitted from a new version  of their 'Greatest Hits' for kids

Ajo jeton në Evropë duke punuar si mjeke profesioniste me fëmijët e saj, duke e bërë Freddie-n një gjysh pas vdekjes. Para vdekjes së tij tragjike në moshën 45-vjeçare, Freddie kishte pasur një numër marrëdhëniesh me burra dhe gra.

Freddie dhe partnerja e tij Mary nuk patën kurrë fëmijë së bashku, por Mary pati dy djem me një partner tjetër pasi marrëdhënia e tyre 6-vjeçare përfundoi. Dyshja mbeti tepër e afërt për pjesën tjetër të jetës së tyre. Thuhet se ajo e dinte për dashurinë e tij të fshehtë me një grua, identiteti i së cilës është mbajtur sekret.

Tani vajza e tij do të njihet vetëm si “B” në libër, të cilin Daily Mail thotë se e ka parë. Në një letër të shkruar me dorë të përfshirë në tekst, “B” shkruan: “Freddie Mercury ishte dhe është babai im. Ne patëm një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe të dashur që nga momenti që linda dhe gjatë 15 viteve të fundit të jetës së tij.

Ai më adhuronte dhe ishte i përkushtuar ndaj meje. Rrethanat e lindjes sime mund të duken, sipas standardeve të shumicës së njerëzve, të pazakonta dhe madje të çuditshme. Kjo nuk duhet të jetë surprizë. Nuk e zvogëloi kurrë përkushtimin e tij për të më dashur dhe për t’u kujdesur për mua. Ai më vlerësoi si një pasuri të çmuar”.

Share With:
Translate »
24 Views