Zbulohet rasti i parë i natyrës “Flurona” te një grua shtatzënë, raportojnë mediat botërore

‘Flurona’ është një përzierje e koronavirusit dhe gripit.

Personi i parë që u identifikua si kontraktues me ‘flurona’ – një përzierje e koronavirusit dhe gripit, është një grua e re në Izrael, shkruan MyLondon News përcjell Gazeta Shneta.

Gruas, e cila është shtatzënë, rasti i saj u zbulua në spitalin Beilinson në Petach Tikva.

Ajo ishte e pavaksinuar dhe spitali zbuloi praninë e gripit dhe patogjenëve Covid-19, raporton Express.

Gruaja është paraqitur me simptoma relativisht të lehta të sëmundjes.

Shtypi lokal raporton se Ministria e Shëndetësisë në Izrael, po studion rezultatet e kombinimit të dy infeksioneve për të zbuluar nëse mund të shkaktojë një sëmundje më të rëndë.

Ekspertët izraelitë thonë se mund të ketë ende pacientë të tjerë të infektuar me dy viruset, por nuk janë diagnostikuar.

Profesor Arnon Vizhnitser, drejtor i departamentit të gjinekologjisë në spitale tha se: “Vitin e kaluar, nuk kemi qenë dëshmitarë të rasteve të gripit dhe koronës në mesin e grave shtatzëna ose të lindjes.

“Sot, po shohim raste si të koronavirusit, ashtu edhe të gripit që kanë filluar t’i ngrenë kokat. Po shohim gjithnjë e më shumë në mesin e grave shtatzëna.

“Është padyshim një sfidë e madhe të përballesh me një grua që vjen me temperaturë gjatë lindjes. Kjo është veçanërisht kur nuk e di nëse është koronavirus apo grip, ndaj i referohesh njësoj. Shumica e sëmundjeve janë respiratore”, përfundoi ai.

Share With:
Translate »
139 Views