Zbulohet shkaku i rënies së helikopterit që solli vdekjen e Kobe Bryant dhe së bijës

Është mbyllur ditën e sotme investigimi i aksidentit helikopterik që shkaktoi vdekjen e basketbollistit të famshëm Kobe Bryant, së bijës dhe 7 pasagjerëve të tjerë. Sipas investiguesve, piloti fluturoi në një masë resh, çka është praktikë e ndaluar në legjislacionin ndërkombëtar.

Piloti Ara Zobayan, sipas raportit të shkruar nga autoritetet amerikane, nuk ka respektuar rregullat e fluturimit, teksa ka shkuar në një zonë të mbuluar nga mjegulla dhe retë si dhe nuk ka lajmëruar në kohë për humbjen e kontrollit të helikopterit.

Shkaku se përse raporti u vonua kaq muaj, ishte sepse mjeti fluturues nuk kishte një “kuti të zezë”, një tjetër neglizhencë e dukshme kjo nga ana e pilotit të helikopterit.

Share With:
Translate »
398 Views