Zelenskyy feston datëlindjen e 45-të mes luftës/ Urimi i ngohtë i bashkëshortes: Dua të buzëqesh gjithmonë me ty…

Presidenti Volodymyr Zelensky feton sot datëlindjen e tij të 45-të, mes luftës.

Një nga të parët që e uroi ishte gruaja e tij Olena Zelenska. Zonja e Parë i ka kushtuar një postim që të ngroh zemrën bashkëshortit të saj dhe ka postuar një foto me të.

“Më pyesin shpesh se si keni ndryshuar këtë vit. Dhe unë gjithmonë them: “Ai nuk ka ndryshuar. Ai është i njëjti. I njëjti djalë që takova kur ishim 17 vjeç. Por diçka ka ndryshuar: buzëqesh shumë më pak tani. Për shembull, si në këtë foto…

Të uroj më shumë arsye për të buzëqeshur. Dhe ti e di se çfarë duhet. Të gjithë e dimë. Ti ke mjaft kokëfortësi. Gjëja kryesore është të qëndrosh mjaftueshëm i shëndetshëm. Kështu që qëndro i shëndetshëm, të lutem! Unë dua të buzëqesh gjithmonë së bashku me ty. Më jep këtë mundësi!”, ka shkruar Zonja e Parë.

Olena dhe Volodymyr kanë qenë së bashku për më shumë se 19 vjet së bashku.

Share With:
Translate »
65 Views