Zëri u rrit tani dhe kujdeset vetë si ta bëjë mami Elitën të qeshë
Zëri është rritur aq shumë sa tani të bëjë vetë shaka me mami Elitën. Ajo ka ndarë një moment me djalin në shtëpi, duke shkruar: “Domethënë tani u rrit ky të bëjë hajgare me nënën”.
Elita publikon gjithë kohës momente të ndryshme me Zërin dhe Botën, duke treguar se i është dedikuar atyre 100%. Dhe duket se gjithë kjo kohë i dhuron asaj dhe ca kujtime të vyera, si ky me Zërin.