Zgjat 3 ditë dhe jep rezultate të shkëlqyera,pediatrit rekomandojnë këtë metodë për t’u hequr fëmijëve bebelinat
Gjatë rritjes së një fëmije shumë prindërve të rinj ju duhet të përballen me situata nga më të ndryshme si temperatura e lartë, dalja e dhëmbëve të rinj, heqja e pelenave dhe përdorimi i uturakut etj. Ky i fundit është një proces shumë kompleks, i cili mund të zgjasë disa kohë. Kështu që jini të kujdesshëm kur fëmija shfaq sinjalet e para se është gati për të kaluar nga hapi i të mbajturit të pelenave, mësimit të përdorimit të tualetit deri tek hapi përfundimtar që ështe heqja e pelenave.
Sipas mjekëve pediatër, shumë fëmijë janë gati të fillojnë të mësojnë kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit, midis moshës 2-4 vjeç, por nuk duhet të harroni se fëmijët ndryshojnë nga njëri-tjetri. Disa prej tyre mund të mësojnë në një periudhë prej 3-4 javësh ndërsa disa të tjerë duan më shumë kohë. Por teknika e fashme Fellom ndihmon fëmijët tuaj të heqin dorë nga pelenat dhe të mësojnë përdorimin e uturakut brenda 3 ditësh. Vendosni disa uturakë plastikë në të gjitha dhomat e shtëpisë dhe ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
1.Dita e parë: Lëreni fëmijën zhveshur nga mesi e poshtë gjithë ditën. Nqs ju thotë se ka nevojë të kryejë nevojat personale, këshillojeni të përdorë uturakun në dhomën më të afërt. Bëni disa ndryshime në regjimin e zakonshëm ushqimor, si për shembull jepini të hajë ushqime që kanë përmbajtje të lartë uji ose kripe, kjo gjë do e nxisë të përdorë më shpesh tualetin. Merreni fëmijën në banjo me ju dhe tregojini të gjithë hapat që duhet të ndjekë para se të përdorë wc-në. Fëmijët mësojnë shumë shpejt kur u tregoni shembuj konkretë. Rikujtojini që është mirë të shkojë në tualet para gjumit të drekës dhe të mbrëmjes. Gjatë gjumit përdorni pampers që të mos rrezikoni ndonjë incident.
2.Dita e dytë: Dita e dytë është një vazhdimësi e të parës, por me disa ndryshime të vogla. Nxirreni fëmijën shëtitje rreth e rrotull shtëpisë ose në lagje, por para se ta bëni këtë këshillojeni të shkojë në tualet. Ky veprim do e mësojë që të shkojë në të ardhmen vetë në banjo. Kur të dilni jashtë mos i vendosni pampers, në momentin e parë që do të dojë të shkojë në banjo do të kërkojë të kthehet në shtëpi. Jepini të pijë sa 3.Dita më shumë ujë dhe lëngje.
3.Dita e tretë: Gjatë ditës së tretë, vazhdoni me po të njëjtin regjim, por shtoni oraret e shëtitjes. Sa herë që fëmija del jashtë këshillojeni të përdorë tualetin. Tashmë kur të ktheheni në shtëpi, ai do e dijë se ku duhet të shkojë. Ky proces i sjelljeve të fituara nuk vepron njëlloj me të gjithë fëmijët. Nqs nuk funksionon, duhet të prisni rreth 6 deri në 8 javë për ta provuar përsëri.