Zhduket pa gjurmë 13-vjeçar egjiptian në Tiranë, i birësuar në një familje shqiptare

Një 13-vjeçar është njoftuar i zhdukur që prej datës 1 Shtator në Tiranë. Vogëlushi me origjinë egjiptiane i quajtur Amar është i adoptuar në një familje shqiptare dhe prindërit e tij janë vënë në kërkim të të birit.

I mituri është larguar nga banesa e tij mbrëmjen e së mërkurës dhe që atëherë nuk ka patur më asnjë informacion.

13-vjeçari nuk flet mirë shqip, ndërsa familjarët kanë informuar ata që mund ta ndihmojnë me disa të dhëna mbi djalin.

Ai ka marrë një çantë shpine dhe është i veshur me një bluzë ngjyrë blu me mëngë të shkurtra, atlete sportive të zeza dhe pantallona të shkurtra.

Share With:
Translate »
34 Views