Zhdukja e adoleshentëve të dashuruar në Elbasan/ 13-vjeçarja kishte kursyer para, 15-vjeçari shiti biçikletën dhe telefonin

15 vjeçari me inicialet S.D dhe 13 vjeçarja S.J janë çifti i adoleshentëve të cilët janë larguar nga banesa pa lënë gjurmë. Dyshja kishte nisur një romancë dashurie, e cila kundërshtohej nga familja e të dyve.

Duke mos pasur pëlqimin e prindërve, adoleshentët kanë vendosur të largohen nga Elbasani pa lajmëruar askënd. Ndërkohë lidhur me ngjarjen banorët e zonës shprehen të ‘shokuar’ sepse sipas tyre ata nuk kishin qenë asnjëherë problematikë.

“Nuk e di për çfarë mund të kenë ikur, ndoshta për punë. Ata s’kanë qenë fëmijë problematike jo!”-tha një nga banorët.

“S’kam ndonjë vërejtje, ishte djalë i mirë. Merrej me sportin ai, shokët e tij duhet të dinë më mirë. Nuk e di se sa vjeç është, është i vogël ai, s’ma merr mendja se është zhdukur. Deri dje këtu i pashë!”-u shpreh një tjetër.

Ajo që dihet është se një taksist ka dëshmuar se djali dhe vajza kanë udhëtuar nga Elbasani në Tiranë dhe sipas tij i ka sjellë dy të miturit ditën e Hënë në Tiranë, dhe rreth orës 13:00 i ka zbritur në zonën e “Qyteti Studentit”.

Ndërkohë mësohet se vajza ka dalë në pushim të gjatë të premten dhe kamerat e shkollës kanë fiksuar teksa shoqet e saj i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës duke lënë të kuptohet se shoqëria e dinte, ndërsa nga bashkëmoshataret deklarohet se ajo ishte një nxënëse shumë e mirë dhe se largimi ishte i planifikuar pasi ditët e fundit, 13-vjeçarja po kursente para, ndërsa djali kishte shitur biçikletën dhe telefonin, veprime që lënë të kuptohet se largimi i tyre nga shtëpia ishte i planifikuar.

Share With:
Translate »
38 Views