Zjarret në Australi, qeveria shpërndan ushqim për kafshët për t’u siguruar mbijetesën
Në situatën e vështirë në të cilën ndodhet Australia ku flakët kanë shkatërruar me qindra e mijëra hektarë tokë dhe kanë shkaktuar vdekjen e milionave kafshëve, autoritetet kanë shpërndarë ushqime për kangurët.
Shërbimet e mbrojtjes së kafshëve në Neë South Wales kanë shpërndarë karrota me anë të helikopterëve për të ndihmuar kangurët t’i mbijetojnë kushteve ekstreme.
Habitatet dhe burimet e ushqimit për to dhe shumë specie janë shkatërruar ndaj autoritetet kanë vendosur shpërndarjen e mbi 2 mijë kg të karrotave dhe patateve të ëmbla.
Qeveria po bën gjithçka është e mundur që të reduktojë numrin e kafshëve që humbin jetën nga zjarret.
Për kafshët e djegura janë ngritur ekipe pune që t’i eleminojnë dhe t’i zhdukin për të parandaluar kështu ndonjë epidemi të mundshme.