Loredana tregon pse fshehu shtatzëninë në fillim: “Kam qenë katastrofale”

Loredana foli sot se si ndikoi shtatzënia në karrierën e saj dhe sesa support kishte nga Mozzik gjatë kësaj periudhe.

E ftuar në emisionin “NIN” me Alaudin Hamitin ajo u shpreh se në fillim ishte problem kur mësoi se po priste një fëmijë, pasi nuk e dinte se çfarë do të ndodhte me karrierën e saj.

Ajo bëri fillimisht një plan me Mozzik për të mos i thënë njeriu, por nuk kaluan as 3 javë kur ua treguan të gjithëve që ishte në pritje të ëmbël.

“E kemi pasur shumë problem kur e mora vesh. U gëzua Mozzik! Po si do ti themi menaxherit! Plani ka qenë që të mos i tregojmë njeriu deri sa të shohin barkun por nuk funksionoi. Dy javë e fshemë më shumë nuk mundëm”.

“Familja u gëzua, shoqëria. Kam pasur koncerte që kam qenë edhe pse në muaj të shtatë, kam shkuar dhe thoshin “sa qenka trashur, paska bërë pare!”, u shpreh Loredana.

Reperja shtoi se sot, nuk mund të jetojë pa vajzën e saj, dhe se gjatë shtatzënisë, ka pasur mbështetjen më të madhe nga Mozzik:

“Në shtatzënia kam qenë katastrofale. Mozzik 24 orë në këmbë, ka qenë shumë i mirë me mua në shtatzëni, emocionalisht s’e kam njohur veten”.

Share With:
Translate »
511 Views