Zjarri përpin qendrën tregtare, 41 fëmijë humbin jetën, telefonata e fundit e vogëlushes: “Thuaj mamit që…”

Të paktën 53 persona kanë humbur jetën pasi zjarri përfshiu një qendër tregtare në Kemerovo të Rusisë. 41 prej viktimave janë fëmijë, ndërsa 16 persona raportohen të humbur.


Videot që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale tegojnë njerëz që hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar zjarrit. Zjarri ka nisur nga kati i sipërm i qendrës tregtare, e cila kishte edhe shumë lojra për fëmijë. Shumica e viktimave janë nga kinemaja brenda qendrës.


Dhjetra fëmijë raportohen të zhdukur. Ndër këta janë ede tetë vajza të një klase në fshatin Treschevsky, të gjitha 11-12 vjeçare.
Një prej vajzave ka marrë tezen e saj në telefon.


“Teze, gjithçka po digjet.
Dyert janë të bllokuara.
S’mund të dal që këtu, frymë nuk marr dot.”
Ndërsa tezja i tha: “Viki hiqi rrobat dhe mbulo hundën me to.”
Ndërsa vajza ka vazhduar: “Teze thuaj familjes time që e dua shumë. Thuaj mamit që e doja shumë…”

 

Share With:
Translate »
1018 Views