5 viktima nga tërmeti: Në Thumanë gjyshja humb jetën nën rrënoja, shpëtoi nipin duke e mbajtur në prehër!

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka lëkundur vendin në orën 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë. Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana.

Pesë viktima janë shënuar deri më tani, për të mos llogaritur dëmet materiale. Një grua e moshuar humbi jetën në Thumanë pasi u zu nën rrënoja. Në prehrin e saj, të afërmit dhe forcat zjarrfikëse nxorën gjallë nipin e vogël.

“Shqiptarja.com” raporton se në Thumanë janë shembur tre pallate, dhe nën rrënoja ka disa persona për të cilit forcat zjarrfikëse po punojnë për t’i nxjerrë gjallë, me shpresën e madhe.

Edhe në Durrës ku dëmet janë të shumta, një i pajetë u nxor nga rrënojat e një pallati të shembur në lagjen numër 18.

Në Kurbin një tjetër person humbi jetën, pasi i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar lëkundjeve të fuqishme që u ndjenë, është hedhur nga ballkoni.

Ai humbi jetën si pasojë e lartësisë nga kati i tretë. Po në Kurbin, një tjetër person, ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur ku humbi edhe jeten.

Tirana dhe Durrësi ka qenë një kaos i vërtetë prej orëve të para të mëngjesit, ku të gjithë qytetarët dolën në rrugë, dhe fjetën nëpër makina në vende të hapura.

Dëme të shumta materiale janë shënuar në disa godina në këto qytete.

Për më tepër shihni fotot e mëposhtme:

Share With:
Translate »
1702 Views