Trondit aktori shqiptar: Humbëm fëmijën gjatë pushimeve të çmendura

Erioni dhe bashkëshortja e tij Ajlin, nga studio e Rudina Magjistarit pasditen e sotme, rrëfyen shumë prej momenteve më të bukura të jetës së tyre në çift. Plot 7 vjet bashkë nuk kanë qenë të lehta për ta, por sot janë bekuar me vajzën e tyre Ajër, e cila ua ka ndryshuar jetën tërësisht.

Megjithatë, si të gjithë, edhe ata kanë pasur momentet e tyre të vështira. Një prej tyre ka ndodhur rreth një vit më parë, kur Erioni kishte vendosur të largohej nga spektakli i humorit: “Para dy vitesh, kur unë doja të largohesha nga “Portokallia”, për një shkak të një zbatimi të një klauzole, unë vendosa të mos kthehesha dhe shkëputa marrëdhëniet ekonomike për 3 muaj, por ishte edhe ana emocionale. E pata të rëndë si vendim”, – tregon Isai.

Dhe duke kujtuar, çifti rrëfejnë edhe ndërprerjen e shtatzënisë së parë të Ajlin, pas pushimeve të çmendura me aventura: “Kemi pasur dhe një incident më shtatzëninë time të parë. Unë nuk e dija që isha shtatzënë dhe vendosëm të bëjmë pushime të çmendura në udhëtime dhe pësova një abort spontan dhe ai ka qenë një moment i vështirë, por lavdi Zotit i kemi kaluar.”

Share With:
Translate »
1082 Views