Artisti i njohur shqiptar qenka martuar, po pret të bëhet baba dhe ne nuk dinim asgjë

Me siguri i keni dëgjuar në Youtube cover-at e shumtë të Pier Noshit, artisti shqiptar i cili ka risjellë në version akustik disa prej hiteve më të njohura. Gjithashtu, Pieri është shpeshherë i pranishëm edhe në lokalet ku luhet muzikë live në vend.

Megjithëse askush nuk e ka ditur, “Bordo” ka zbuluar se artisti shqiptar ka bërë dasmë dy muaj më parë, në mes të muajit maj, në qytetin e Vlorës.

Gjithashtu, Pieri dhe partnerja e tij, Borana, janë celebruar në tarracën e Bashkisë së Tiranës. Vetë Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar fotot e çiftit në rrjetet e tij sociale.

Jo vetëm kaq! Pieri dhe Borana shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë dhe në një video të artistit të publikuar në profilin e tij në Instagram, ai ka zbuluar se po presin një vajzë.

https://www.instagram.com/p/ByySnhbn0mL/

Share With:
Translate »
533 Views