“Sa me gëzim e kam pritur”/Sara ndan mesazhin e veçantë të nënës së Bardhit

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi, dy ish-banorët e ‘BBV’ së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Ata dhe familjarët po presin me padurim që foshnja të vijë në jetë.

Ditën e sotme, Sara ka ndarë me ndjekësit urimin e veçantë që nëna e këngëtarit, Selvia i ka bërë asaj për bebin. Nëna e Bardhit ka treguar se zgjuarsia, guximi, urtësia, besnikëria, besimi janë disa nga anët pozitive që ajo dëshiron që fëmija të trashëgojë nga dy prindërit e tij.

“Sa me gëzim e kam pritur këtë lajm të bukur për antarin/ën e familjes tonë që e presim me padurim. Doja t’ju uroj të gjitha të mirat e jetës për dashurinë tuaj që tani po merr formë hyjnore me ndjenjën më të bukur në këtë botë, të bëhurit prindër”– ka shkruar Selvia ndër të tjera.

Postimi i Sarës:

  

Share With:
Translate »
49 Views