Behgjet Pacolli tregon arsyen pse dhuroi pikërisht 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti

Pse dhatë 1 milion? Ishte pyetja nga Eni Vasili në Open drejtuar Behgjet Pacollit, ministrit të Jashtëm dhe biznesmenit të Kosovës. Ai thotë se 1 milion euro është minimalja që duhet të kontribuohet, por tregoi se ishte vajza e tij që kishte dashur kontribuimin me këtë shumë, për të prekurit nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit, me 49 viktima dhe qindra të lënduar.

Behgjet Pacolli:

Ky tërmet ndodh në kohën e internetit dhe mediat e japin lajmin e shpejte dhe paraqitet në formën e tregimit dhe fotografike. Mund të duket edhe më i tmerrshëm. Unë besoj se këtu çdokush duhet të jetë i vetëdijshëm se ndihma duhet të jetë me sa ke. Një ditë më parë isha në një koferencë në Tiranë dhe kur erdha në prishtinë dëgjova lajmin e tmerrshëm.Kemi marrë masa të nisen grupet e emergjencës dhe ka qenë një mobilizim i shpejtë dhe jam krenar që një shtet si Kosova ka dëshmuar se merr masa emergjente në kohë të caktuar. Unë kam kaluar rreth e përqark attyre objekteve dhe kam aktivizuar këdo që kam pasur në telefonin tim.

Jam i bindur që 1 milion euro është minimalja që duhet të kontribohet, fondacioni im bën shumë vepra humanitare por ato nuk publikohen. Ka qenë vajza ime që ka dashur që kjo shumë të kontribuohet, jam i lumtur që pas publikimit kanë ardhur informata të mira dhe secili ka dashur të kontribuojë.

Share With:
Translate »
719 Views