Djemtë me mamatë, Çiljeta dhe Albani shfaqen bashkë në publik

Me gjithë hamendësimet e shumta në media, protagonistët në fjalë nuk kanë dalë asnjëherë hapur për të pranuar se një lidhje ekziston mes të dyve. Të paktën, në intervista apo në dalje të ndryshme publike, as këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga dhe as portieri i Partizanit Alban Hoxha nuk kanë konfirmuar diçka të tillë.

Por, një foto duket se e ka “tradhtuar” të gjithë situatën në tërësi. Ka qenë gazeta “Panorama” sot që ka publikuar një foto, ku ata shfaqen të dy. Çiljeta dhe Albani siç duket kanë preferuar që ta shijojnë nga afër koncertin e këngëtarit grek Notis Sfakianakis, ndaj edhe kanë shkuar të dy në Pallatin e Kongreseve.

Asgjë nuk i ka shpëtuar vëmendjes dhe syrit të paparacit, i cili i ka fotografuar së bashku! Duket se kjo është e para foto zyrtare ku ata shfaqen me njëri-tjetrin.

Share With:



689 Views