A vuajnë fëmijët nga tensioni i lartë i gjakut, cilët janë më të rrezikuarit

Së pari, duhet të dini se çfarë duhet të konsideroni tension të lartë të gjakut tek fëmijët.

Sipas mjekësve pediatër, tensioni i lartë i gjakut tek(hipertensioni) tek fëmijët konsiderohet ai që është më i lartë se 95% e fëmijëve që janë të të njëjtën gjini, moshë dhe gjatësi si fëmija juaj.

Nuk ka një numër të saktë që përcakton tensionin e lartë të gjakut tek të gjithë moshat për fëmijët, duke qenë se ai që konsiderohet si tension normal i gjakut ndryshon me rritjen e fëmijës.

Tensioni i lartë i gjakut tek fëmijët nën 10 vjeç shkaktohet zakonisht nga një gjendje shëndetësore tjetër. Ndërsa mbi 10 vjeç mund të zhvillohet nga të njëjta arsye si tek të rriturit: si të qenët mbipeshë, ngrënia e një diete të varfër dhe mos kryerja e aktivitetit fizik.

Ndryshimet e mënyrës së jetesës, si ngrënia e një diete të shëndetshme për zemrën dhe stërvitja, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut tek fëmijët. Ndërsa për disa fëmijë të tjera mjekimi me ilaçe mund të jetë i nevojshëm.

Simptomat: Tensioni i lartë i gjakut tek fëmijët zakonisht nuk shkakton simptoma.

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku: Vetëm nëse fëmija ka ndonjë problem shëndetësor, përndryshe nuk keni përse të shkoni tek mjeku vetëm për të matur tensionin e gjakut të fëmijët. Gjithsesi, tensioni i gjakut duhet të kontrollohet gjatë kontrollit të përgjithshëm mjekësor të fëmijës pas moshës 3 vjeç dhe në çdo takim nëse zbulohet se fëmija ka tension më të lartë të gjakut se bashkëmoshatarët e tij.

Nëse fëmija ka ndonjë gjendje shëndetësore që mund të rrisë rrezikun për tension të lartë të gjakut -përfshirë lindjen e parakohshme, me peshë të ulët trupore, sëmundje kongjenitale të zemrës dhe probleme të caktuara me veshkat, kontrollet për tensionin e gjakut duhet të fillojnë që gjatë foshnjërisë. Ndërsa, nëse fëmija është mbipeshë apo obezë, duhet të flisni me mjekun mbi rrezikun për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut.

Shkaqet: Tensioni i lartë i gjakut tek fëmijët shpesh lidhet me gjendje të tjera shëndetësore si defektet në zemër, sëmundja veshkave, gjendje gjenetike ose çrregullime hormonale – sidomos ata që janë mbipeshë. Shkaku i saktë i tensionit të lartë i gjakut tek fëmijët është shpesh i panjohur.

Share With:
Translate »
698 Views