Gjyshi kërkon një çadër, mbesa 2-vjeçare i fle prej 8 netësh në karrocë

Nga tërmeti i 26 Nëntorit shumë shqiptarë mbetën në qiell të hapur pasi banesat e tyre u kthyen në rrënoja. Vogëlushja Xhensila, vetëm dy vjeç, jetonte në Manzë me familjen por fatkeqësisht banesa e tyre u shkatërrua nga tërmeti dhe është shpallur e pabanueshme. Xhensila ka më shumë se sa 8 netë që fle në karrocë dhe familja e saj kanë bërë kërkesë për një çadër.

“Ka ardhur kryeplaku i fshatit, e kanë parë edhe inxhinierët dhe kanë ikur. Për momentin nuk kanë bërë asgjë”, ka treguar gjyshi i vogëlushes, Gëzim Farruku. Djali dhe bashkëshortja e tij janë të dy me probleme mendore. “U ka dhënë Zoti një fëmijë, por fëmija do shërbimin, do një çadër për ta strehuar si duhet”, shprehet Gëzimi. /A2 CNN

Share With:
Translate »
603 Views