Pasi humbi të bijën dhe mbesën, gjendet e pajetë 59-vjeçarja

Tërmeti i fuqishëm që tronditi mëngjesin e së martës Shqipërinë, u shoqërua nga pasoja fatale. Fatkeqësisht numri i viktimave është në rritje dhe vetëm së fundmi është bërë e ditur se një grua e moshës 59-vjeçare është nxjerrë e pajetë nga rrënojat e një pallati 6 katësh në lagjen 18 në Durrës.

Bëhet fjalë për banoren Rozeta Meçja, e cila më parë ka humbur mbesën, Esiela 8-vjeçare dhe vajzën, Diene 30-vjeç. Përcjellja e dyshes për në banesën e fundit do të bëhet me fustane nuserie, sipas kërkesës së familjes. Vetëm i shoqi i Rozetës ka arritur të mbijetojë, por me një peshë të madhe dhimbjeje e humbjeje në supe.

Share With:
Translate »
812 Views