Kate Middleton na e paska treguar gjininë e fëmijës së tretë përmes këtij ‘kodi’ të fshehtë

Kate Middleton, gjithmonë është e veshur me kujdes dhe me stilin mbretëror, pavarësisht zgjedhjes së veshjes. Por shpeshherë, Dukesha e Kembrixhit u zgjon interesin stilistëve dhe emrave më në zë të modës për zgjedhjet e saj (përsëri e përsëri), ndaj edhe të gjithë ne bëhemi kureshtarë për të mësuar nëse ajo ka diçka tjetër për të na treguar përtej veshjes.

Nuk është sekret që familja mbretërore duhet të ndjekë protokollin edhe sa i përket veshjes, madje edhe në detajet më të imta. Por stili i Kate, në të vërtetë, ka diçka më shumë se të gjithë.

Me këtë gjë në mendje, gjithçka mund të themi është që Kate, gjatë kësaj periudhe ka veshur pothuaj të njëjtin stil dhe të njëjtën ngjyrë. Pse?

Që prej kohës kur ajo dha lajmin për shtatzëninë në muajin shtator, në shumë prej daljeve publike, Kate ka zgjedhur të vishet me blunë e thellë, përsëri e përsëri.

Çfarë po përpiqet të thotë? Ndoshta Kate po përpiqet të na japë sinjalin e gjinisë së fëmijës. Sipas Us Weekly, kur bëhet fjalë për seksin e fëmijës së tretë, Kate dhe William “janë duke na surprizuar të gjithëve.”

Nëse Kate po pret një djalë, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit do të bëhen me dy djem dhe një vajzë. Princi George i Kembrixhit, që ka lindur në korrik të vitit 2013, tani është katër vjeç, ndërsa Princesha Charlotte, që ka lindur në maj 2015, tani është 2 vjeç.

Për fat të mirë, në prill do të mësojmë gjininë e vërtetë të fëmijës së tretë… Nuk e dimë akoma, por Kate, ndoshta na e ka zbuluar shumë kohë më parë.

Share With:
Translate »
1000 Views