Historia e dhimbshme e vajzës 18 muajshe që ka alergji ujin dhe lëngjet trupore, ja si është jeta e saj

Njerëzit mund të kenë alegji nga shumë agjentë të jashtëm si poleni i luleve, pluhurat, qimet e kafshëve, por më pak se 100 veta në të gjithë rruzullin tokësor duket se kanë alergji nga uji! Ivy Lynn është një vogëlushe 18 muajshe që e ka të “ndaluar” të derdhë sikur edhe një pikë loti pasi kjo gjë do t’i shkaktonte asaj alergji.


Kjo sëmundje quhet Urticara Aquagenic dhe sa herë që dikush, që vuan nga ky problem, bie në kontakt me ujin, mbushet me puçra të kuqe sikur të ishte pickuar nga një koshere bletësh. Prindërit e vajzës 18 muajshe pohojnë se rritja e saj është një sfidë, pasi ajo nuk duhet të djersitet kurrë, nuk duhet të qajë e nuk mund të bëjë dush në çdo kohë, siç munden fëmijet e tjerë.
Alergjia shkaktohet jo vetëm nga uji, por dhe nga lëngjet trupore si djersa dhe urina. Është një gjendje e dhimbshme dhe duhet mbajtur nën kontroll pasi mund të përkeqësohet ! Fatmirësisht alergjia nuk prek rrugët e frymëmarrjes apo gypave përmes të cilave kalon ushqimi, duke bërë kështu që këta njerëz të pinë ujë apo të hanë ushqime të lëngshme pa problem!

Share With:
Translate »
796 Views