Vogëlushi shqiptar gjendet pa jetë në ishullin grek

Një 12-vjeçar shqiptar është gjetur pa jetë në Rodos të Greqisë.

Ai u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit, por mjekët konstatuan se kishte ndërruar jetë.

Hetimet kanë nisur nga Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit dhe policia për të zbardhur shkaqet dhe rrethanet në të cilat mund të ketë ndodhur ngjarja.

Pritet një përgjigje nga spitali lidhur me shkakun e vdekjes së të miturit.

Share With:
Translate »
826 Views