1 muaj pas ndarjes, John Cena thotë se do që të ketë fëmijë me ish të fejuarën e tij

Për vite me radhë, ylli i WWE ka thënë se nuk dëshiron të ketë fëmijë, por tani pranon se mund të ketë qenë vetëm kokëfortësia e tij duke folur. Gjatë një interviste me Hoda Kotb dhe Kathie Lee Gifford të hënën, Cena foli për ndarjen e tij me Nikki Bella.

“Është lart dhe është poshtë”, u përgjigj Cena kur u pyet se si ndihet pas ndarjes së tyre. ”Ka qenë padyshim shunë reflektuese, gjë që është e mahnitshme, por është shumë e vështirë, dhe e kam zemrën e thyer. Kushdo që e ka përjetuar e di se mbrapa vjen një seri ndjenjash të këqija”.

Cena vazhdoi të thoshte: “Ende e dua Nikkin, unë do të doja të martohesha me të, unë ende do të doja të kisha një familje me të, ishin disa rrethana që bënë që lidhja jonë të përfundonte”.

Ai gjithashtu përsëriti për herë të dytë se ai dëshiron të ketë një familje me Bella. “Unë e dua atë, dua të jem me të, dua ta bëj gruan time, dua të jem babai i fëmijëve të saj, dhe dua që ne të përpiqemi për këtë.” tha ai për Kotb dhe Gifford.

Share With:
Translate »
658 Views