Tmerr në Elbasan, 63-vjeçari përdhunon dhe lë shtatzënë adoleshenten

Një 63-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një 18-vjeçare duke e lënë shtatzënë. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit. “Shtetasi Murat Cangoja, në janar 2018 në banesën e tij, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj,me shtetasen A.I,18 vjeçe, banuese në Elbasan, duke e lënë shtatzënë”, njofton policia e Elbasanit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”.

Share With:
Translate »
582 Views