1 vit pas lindjes së djalit, Olta Gixhari zbulon si është transformuar trupi i saj (FOTO)
Një vit më parë, Olta Gixhari solli në jetë fëmijën e saj të parë. Aktorja e dashur për publikun u bë me djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar. Teksa i vogli i saj po bën 1 vjeç, Olta ka vendosur që të tregojë ndryshimet që ka pësuar trupi i saj.
Aktorja ka publikuar në “Instastory” një video ku tregon se sa shumë kilogramë ka humbur gjatë kësaj periudhe. Ajo shfaqet teksa mban veshur një palë kombinoshe të kuqe, me lule.
Gixhari tregon se ato i ka pasur që para se të mbetej shtatzënë, e tani që i provoi ato i rrinë më të mëdha.
“Sot kam veshur këto kominoshet, të cilat kanë vite që i kam dhe do jenë edhe disa vite të tjera që do i kem, se janë disa rroba që nuk do t’i heq kurrë nga gardëroba ime, sepse i dua shumë. Por jo vetëm që u futa brenda këtyre, por i kam dhe pak më të gjera se atëherë”, dëgjohet duke thënë Olta, e cila duket shumë e lumtur me mënyrën se si trupi i saj duket.