Po rikthehet! Rriten ndjeshëm rastet me Covid-19, asnjë viktimë në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 182 raste të reja me koronavirus, nga 3613 teste të realizuara.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor 32 pacientë, ndërsa në të gjithë vendin janë aktive me Covid 1,035 persona.
Njoftimi i plotë: Asnjë humbje jete, 3613 testime, 182 raste të reja dhe 23 të shëruar në 24 orët e fundit
Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.