10 gjërat që duhet të dinë prindërit për pastrimin e veshëve tek fëmijët

Për të gjitha nënat!
• Veshët e fëmijës duhet të pastrohen nga dylli edhe pse në të vërtetë nuk bëhet fjalë për papastërti. Në momentin që sekretohet dyllë ai del jashtë veshit dhe ju për arsye mbi të gjitha estetike duhet t’ja pastroni fëmijës.
• Pastrimi bëhet vetëm me ujë dhe sapun delikat gjatë ritualit të përditshëm të higjenës apo gjatë dushit. Pas larjes sapuni apo shampo duhet të largohet nga veshi.
• Pas larjes ata duhet të thahen me kujdes me anë të peshqirit. Evitoni kartopecetat pasi mund të ngelet një copë brenda dhe të shkaktojë infeksion. Edhe tharrësja e flokëve mund të jetë një mënyrë.
• Kunjat e pambukut duhet të përdoren vetëm për të pastruar zonën e jashtme të veshit dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të futen në zonën e brendshme pasi dylli futet në brendësi dhe shkakton inflamacion.
• Mos përdorni sprai për pastrim.
• Nuk duhet të pastroni veshët me ujë të oksigjenuar. E rekomandon vetëm mjeku kur do të jetë e nevojshme.
• Kur përdoren pikat e veshit? Bëhet fjalë për pikat zbutëse të cilat rekomandohen të përdoren nëse kemi të bëjmë me një bllokim të veshit me anën e dyllit, pra kur ai nuk del dot jashtë veshit. Përdoren me rekomandim të mjekut.
• Si ta kuptojme kur veshi është bllokuar nga dylli? Fëmija nuk dëgjon mirë, ka kruajtje, i ka veshët e zënë, etj. Megjithatë vlerësimin final e bën mjeku.
• Përse disa fëmija kanë shumë dyllë në vesh? Kjo është tepër individuale, njësoj si aftësia për të djersitur. Pra nuk ka asnjë problem.
• Si largohet dylli që ka bllokuar veshin e fëmijës? Këtë e bën mjeku me anën e aspirimit apo pincetave. Nëse dylli është forcuar mund të aplikohen fillimisht pikat zbutëse. Nuk veprohet vetë në asnjë moment.

Share With:
Translate »
972 Views