Ronaldo flet për familjen: Si është të jesh baba
Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo, i cili tashmë pret që të bëhet sërish baba në javët në vazhdim, ka treguar se çfarë ndikimi ka pasur në jetën e tij bërja prind.
Ronaldo thotë se të qenit baba e ka zbutur atë dhe i ka ndihmuar t’i japë jetës një perspektivë tjetër, teksa përgatitet ta presë fëmijën e katërt. Ylli portugez u bë baba për herë të parë në vitin 2010 kur u lind Cristiano Jr, para se t’i mirëpriste binjakët Mateo dhe Eva nga një nënë surrogate në qershor të 2017-s.
Në korrik, Ronaldo konfirmoi se e dashura e tij Georgina Rodriguez është shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit. “Atësia me ka mësuar gjëra të dashurisë që kurrë nuk e kam ditur se ekzistonin” ka thënë Ronaldo për ¡Hola!. “Më ka zbutur dhe më ka dhënë një perspektivë të re për atë që vërtetë ka rëndësi në jetë. Ta shoh familjen time duke u rritur është, shumë sinqerisht, privilegji më i madh që kam pasur”, ka shtuar ai.