10 këshilla për flokët e nënave të ardhshme

Me shtatzaninë cdo gjë ndryshon. Normalisht ndodhin dhe ndryshime në flokët tuaja. Ato mund të trashen, të shkëlqejnë më shumë , ose mund edhe të ndryshojnë nga të drejtë në kacurrela ose e kundërta. Më poshtë janë disa këshilla për nënat e ardhshme për ti lehtësuar rrugën.

PRISNI TRE MUJORIN E PARË
Nëse dëshironi ti lyeni ose prisni flokët, sigurohuni që të ndodhë më vonë se 3 mujori i parë . Hormonet mund t’jua ndryshojnë flokët në kacurrela, me yndyrë ose edhe gri. Gjithmonë duhet të dini me cfarë floku keni të bëni.
floket gjate shtatzanise

RIMENDOJENI PRERJEN
Teksa flokët tuaja të trashë e të shkëlqyeshëm mund t’ju emocionojnë që të provoni modelin që keni ëndë rruar gjithmonë , mos harroni se flokët do t’ju kthehen në gjëndjen e tyrë natyrale pak muaj pasi të lindni. Pra kini kujdes kur zgjidhni modelin.

NËSE JANË TË THATË PROVONI BALSAM
Nëse i keni flokët të thatë , me ndryshimet hormonale ato mund të bëhen edhe më të thatë . Për të luftuar këtë , provoni cdo javë trajtime me balsam ose krem flokësh.

NËSE JANË ME YNDYRË , NDRRONI KRËHËRIN
Po në të njëjtën mënyrë që flokët mund t’ju thahen gjatë shtatzanisë , mund edhe që të bëhen me yndyrë . Kur të laheni, aplikoni balsam vetëm tek fundet e flokëve dhe mos e përdorni cdo ditë . Një furcë me qime natyrale stimulon prodhimin e yndyrës në skalp dhe flokët nuk kanë më nevojë për yndyrën e shtuar.

PO, MUND TI LYENI FLOKËT
Sipas gjinekologë ve, lyerja e flokëve nuk ekspozon ndonjë problem. Mjafton të mos i lyeni gjatë tre- mujorit të parë . Megjithatë për të qenë më të sigurtë mund të konsultoheni me një mjek më parë .

PROVONI FIJET
Nëse nuk dëshironi të ndërrmerrni rrezikun që ti lyeni të gjitha flokët, mud të provoni fijet. Meqënëse boja për fijet nuk aplikohet menjëherë në skalp, thithet më pak nga trupi. Megjithatë dhe për fijet prisni deri pas 3 mujorit të parë

LEXONI ETIKETAT
Shume femra fillojnë përdorin produkte bimore si alternativë , kur janë shtatzana. Mos harroni të lexoni etiketat sepse edhe produktet bimore pë rmbajnë shumë kimikate .

Share With:
Translate »
1098 Views