10 rregulla të arta për një shtatzëni të shëndetshme

Shtatzënia është një nga kohët më transformuese dhe të mrekullueshme të jetës së një gruaje, sepse është procesi me të cilin jeta e re sillet në botë dhe gjithashtu nënkupton zgjerimin e një familjeje.

Gjatë shtatzënisë, një grua kalon në shumë ndryshime fizike dhe psikologjike dhe është shumë e rëndësishme që ajo të qëndrojë e shëndetshme gjatë shtatzënisë. “Life Pages” sjell më poshtë 10 mënyra efektive për një shtatzëni të shëndetshme.

  1. Informoni mjekun për një sëmundje të mundshme familjare

Rreziku që fetusi të preket nga sëmundje varet nga shumë faktorë dhe një prej tyre mund të jetë edhe ai gjenetik. Për këtë arsye është e nevojshme që t’i tregoni mjekut çdo sëmundje familjare, abort spontan, sëmundje kronike, apo çdo patologji tjetër të mundshme, me qëllim që ai të bëjë vlerësim të mundësive për sëmundje që mund të shfaqen tek fetusi. Sindroma down është një sëmundje e cila nuk ka lidhje me faktorin gjenetik, por me moshën e nënës dhe për këtë është e nevojshme të kryhet analiza e posaçme.

  1. Bëni analizat e gjakut me qëllim që të stabilizoni rrezikun e infeksioneve

Infeksionet mund të lenë tek fetusi shumë pasoja negative, dhe për këtë arsye nevojitet që gruaja të kryejë analizat e nevojshme që tregojnë një infeksion të mundshëm në trup. Ju duhet të merrni masa paraprake duke u vaksinuar apo edhe duke bërë lindje me operim cezarian (nëse lind nevoja).

  1. Hani shëndetshëm dhe me sasi të pakët

Një dietë e shëndetshme do të sjellë shumë pasoja pozitive në zhvillimin e fëmijës. Ju duhet ta konsumoni ushqimin të ndarë jo në tre vakte, por në pesë vakte me sasi të pakët ushqimi.

  1. Mos konsumoni cigare, alkool dhe drogë

Gjatë 9-të muajve të shtatzënisë nuk duhet të konsumoni në asnjë mënyrë cigare, alkool apo drogë. Këto janë të gjitha vese të cilat e dëmtojnë shumë fetusin. Diçka tjetër që duhet të evitoni janë radiografitë, kjo pasi rrezatimi i tyre është mjaft i dëmshëm për zhvillimin e fëmijës.

  1. Mos merrni medikamente pa rekomandimin e mjekut

Gjatë shtatzënisë nuk duhet në asnjë mënyrë të merrni medikamente pa pëlqimin e mjekut. Gratë të cilat marrin në mënyrë të vazhdueshme një medikament të caktuar, duhet të komunikojnë me mjekun në mënyrë që të vendosni bashkë kur do të jetë momenti i duhur për të nisur një shtatzëni.

  1. Mund të bëni teste të posaçme

Nëse keni dëshirë krahas analizave të zakonshme të cilat ju informojnë për një problem të fetusit, mund të bëni edhe amniocentezën, e cila është një analizë e pagabueshme në lidhje me një problem të zhvillimit të fëmijës.

  1. Mendoheni nëse bërja e amniocentezës është e nevojshme për shtatzëninë tuaj

Amniocenteza është një analizë e cila është shumë precize për sa i përket vlerësimit të një problemi në lidhje me zhvillimin e fetusit, por që sigurisht ka efektet e saj negative, një prej të cilave është aborti spontan. Ju para se t’i nënshtroheni kësaj analize, edhe pse mund t’jua ketë rekomanduar mjeku gjinekolog, duhet të informoheni për të gjitha efektet që ajo sjell në shtatzëninë tuaj.

  1. Mos mungoni në ekografinë morfologjike

Ekografia morfologjike kryhet nga java 19-23-të, të shtatzënisë. Kjo ekografi është shumë e rëndësishme pasi bën vlerësimin e saktë të zhvillimit të organeve të fetusit, si edhe të anomalive që mund të ketë fëmija. kjo ekografi gjithashtu bën edhe vlerësimin e rritjes së fëmijës si edhe të lëngut amniotik.

  1. Fetusi mund të kurohet ndërsa është në uterus edhe pas lindjes

Kohët e fundit është gjithmonë në rritje numri i mangësive të zhvillimit të fëmijës, të cilat mund të kurohen që para lindjes ose menjëherë pas saj, duke i dhënë mundësi fëmijës të ketë një jetë normale. Këto ndërhyrje sigurisht që kërkojnë pjesëmarrjen e një ekipi të specializuar.

  1. Sigurohuni që t’i bëni fëmijës analizat e para

Menjëherë pas lindjes fëmijës duhet t’i bëhen disa analiza specifike, me anën e të cilave bëhet vlerësimi i funksionit të organizmit, si edhe shikohet nëse në trupin e fëmijës ka sëmundje të metabolizmit. Rezultati i këtyre analizave krijon mundësinë që të bëhet ndërhyrje e menjëhershme në lidhje me problemin që fëmija shfaq.

 

Share With:
Translate »
195 Views