10-vjeçarja bie nga karuseli dhe humb jetën

Ky është momenti i tmerrshëm kur një vajzë 10 vjeçare bie nga një rrotulluese dhe vdes. Pamjet e tmerrshme janë filmuar në Indi.

Pamjet tregojnë karuselin që rrotullohet me shpejtësi të plotë, ndërsa vajza del prej njërit kosh dhe përfundon në tokë.

Gjashtë persona të tjerë – përfshirë tre fëmijë – u plagosën rëndë në aksidentin që ndodhi në rrethin Anantapur të Andhra Pradesh, Indi, të dielën mbrëma.

Të gjithë të plagosurit u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm Anantapur.

Dëshmitarët okularë pohojnë se kishin vërejtur se buloni ishte i lirë dhe alarmoi operatorin e rrotullueses, por ai nuk arriti të vepronte.

Pas aksidentit, operatori u shoqërua nga vendasit dhe u rrah.

Më vonë u shpëtua dhe u dorëzua në polici. Administrata e rrethit ka urdhëruar një hetim për aksidentin.

Sipas India.com zyrtari nuk kishte vepruar sepse ishte i dehur në kohën e incidentit.

Share With:
Translate »
756 Views