10 vjet pa Madeleine, zhdukja e mistershme që po çmend dy shtete

Rasti i mistershëm i zhdukjes së një vogëlusheje që në vitin 2007 është një rastet më të vështira me të cilat është përballur policia britanike dhe portugeze. Detektivët që po hetojnë zhdukjen e Madeleine McCann u janë dhënë fonde më shumë për të zgjidhur misterin. Madeleine u zhduk gjatë një feste familjare në Portugali në vitin 2007. Policia ka nisur që atëherë një operacion të quajtur Grange për zhdukjen e saj, dhe investigimi thuhet se do përfundojë në fund të marsit 2018. Autoritetet britanike kanë marrë përsipër rastin, pasi kritikuan autoritetet portugeze se nuk po bëjnë kërkimet e duhuara për rastin e Madeleine. Madelein, vogëlushja tre vjeç e lindur në Leicester, Angli u zhduk nga banesa e familjes së saj në Praia da Luz në Portugali më 3 maj të vitit 2007. Zhdukja e saj nxiti një nga hetimet të profilit më të lartë dhe të kushtueshëm të policisë, kohëve të fundit. 29 detektivë janë marrë me rastin, ndërkohë që tashmë janë katër. Mediat e huaja shkruajnë se Madeleine Beth McCann e lindur më 12 maj 2003 u zhduk mbrëmjen e 3 majit 2007 nga shtrati i saj në një apartament pushimi në Praia da Luz, në rajonin e Portugalisë, duke u quajtur rasti më i mistershëm i kohëve moderne. Vendndodhja e saj mbetet e panjohur dhe vazhdon e zhdukur prej 10 vitesh, 4 muajsh e 28 ditësh. /TIP/

Share With:
Translate »
960 Views