Flet gruaja e Milaim Zekës pas dhunës televizive: ‘Vajza u tmerrua. Filloi të qante’

Ngjarja e paprecendent e pak ditëve më parë në studion e emisionit ‘Info Magazine’ në ‘Klan Kosova’, ku dy deputetët Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi u përleshën fizikisht gjatë një debati me tone mjaft të ashpra, ka bërë jo pak jehonë në media e politikë. Rreth kësaj çështje së fundmi ka folur edhe vetë bashkëshortja e Zekës, gazetarja Edlira Qefalia Zeka, e cila rrëfeu në studion e emisionit ‘n’Kosovë Show’, rrëfeu tronditjen që kishte pësuar familja e saj teksa shihte nga ekrani përleshjen e Milaimit me deputetin e partisë  Vetë Vendosja.

‘Mbaj mend që isha në këmbë para ekranit kur i shoh duke u rrok me llafe mes vedit. U bë një kakofoni e tmerrshme. Vajza ishte afër meje dhe në momentin kur Frashëri i gjuan me ujë Milaimit, ai ia fut me sendin e parë që ishte shishja e ujit bosh në dorë, ai u ngrit dhe i ra. Vajza ime u tmerrua.

Reagimi i parë ishte të qante dhe të thoshte: ‘Babi, babi, babi…’. Reagimi i dytë, që erdhi më vonë, ishte: ‘Sot nuk u rrah babai im, sot u rrah Milaim Zeka, i cili në vetvete është dikushi për Kosovën.’ Ajo shprehje e vajzës sime, edhe tani ma drithëron trupin dhe shpirtin.’-u shpreh bashkëshortja e deputetit.  

 

Share With:
Translate »
1388 Views